Lidhje

Kandidaturat për Çmimet Golden Globe


Sot u shpallën kandidaturat për ndarjen e 71-të të Çmimeve Golden Globe. Drama historike “12 Years a Slave” dhe filmi “American Hustle” rreth një mashtruesi të viteve 1970, kryesojnë me shtatë kandidatura secili.

Kandidaturat u bën publike në Kaliforni nga Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood-it. Këto çmime japin çdo vit një ide mbi filmat që mund të jetë pretendentë për Oscar.

Filma të tjerë që kanë marrë kandidaturën për Çmim Golden Globe përfshijnë odisenë e hapësirës “Gravity” dhe thrillerin mbi piraterinë somaleze “Captain Phillips” me Tom Hanks, i cili mori është dhe kandidat si aktori më i mirë protagonist.

Shumë aktorë të filmit “American Hustle” morën kandidatura për rolet e tyre, duke përfshirë Christian Bale, Amy Adams dhe Jennifer Lawrence. Sandra Bullock, mori kandidaturë për çmimin Golden Globe si aktorja më e mirë për rolin në filmin “Gravity”.

Në kategoritë televizive, rrjeti HBO udhëheq me nëntë kandidatura. Shërbimi në internet Netflix, që ka nisur transmetimin e programeve origjinale vetëm në fillim të këtij viti, siguroi gjashtë kandidatura për Çmime Golden Globe, mes të cilave seriali “House of Cards”.
XS
SM
MD
LG