Lidhje

Kompania "Google" do të paguajë afër 500 milionë dollarë gjobë


Kompania "Google" do të paguajë afër 500 milionë dollarë gjobë
Kompania "Google" do të paguajë afër 500 milionë dollarë gjobë

Google pranoi të paguajë një prej gjobave më të mëdha në historinë amerikane sepse lejoi kompani kanadeze farmaceotike që të vendosnin reklama në faqet e Internetit të kësaj kompanie.

Gjoba prej 500 milion dollarësh është gati e barabartë me të ardhurat bruto të kompanisë Google dhe firmave farmaceutike në transaksionet, që kanë bërë në periudhën 2003-2009.

Zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë thanë se reklamat rezultuan në importimin e paligjshëm të ilaçeve me recetë dhe pa recetë në Shtetet e Bashkuara pa kontrollet e duhura.

Departamenti i Drejtësisë tha se disa prej ilaçeve u shitën pa recetat e duhura dhe disa të tjera nuk përmbushën standartet amerikane të prodhimit, magazinimit dhe etiketimit.

XS
SM
MD
LG