Lidhje

Kompania "Google" paraqet syzet e së ardhmes


Kompania Google na sjell zbulimin e saj më të fundit, syze me aftësi futuriste, me të cilat mund të shihet se si do të duket e ardhmja e afërt.

Gjigandi i Internetit i prezantoi syzet futuriste në Nu Jork gjatë kësaj jave. Këto syze janë të lidhura me Internetin, lejojnë përdoruesin e tyre që të bisedojë përmes internetit gjatë kohës që i ka syzet, të shohë hartën dhe drejtimin se ku do të shkojë e madje të informohet në kohë se stacioni i metrosë ku ai do të shkojë është i mbyllur.

Këto syze mund të fotografojnë, e madje t’iu njoftojnë se një miku juaj po afrohet. Kompania Google thotë se syzet e reja janë ende në fazën e eksperimentimit. Kompania ka kërkuar ide nga publiku, se çfarë elementësh mund të shtohen tek këto syze.

Kompania thotë se do të marrë në konsideratë shqetësimet nga disa specialistë të teknologjisë në lidhje me privacinë dhe se si njerëzit që zakonisht mbajnë syze me numër do të mund t’i përdorin syzet futuriste.

XS
SM
MD
LG