Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, miliona gra në botë vazhdojnë të jenë objekt i padrejtësive, dhunës dhe pabarazisë në shtëpi, në punë dhe në jetën publike.
Raporti u bën thirrje qeverive të marrin masa të menjëhershme për të garantuar barazi të vërtetë mes gjinive. Ky është dokumenti i parë i rëndësishëm që publikohet nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për gratë, e cila filloi nga puna këtë vit. Agjencia synon të kryesojë përpjekjet e OKB-së drejt barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të grave.
Për shumicën e grave në botë, thuhet në raport, ligjet që ekzistojnë në letër nuk përkthehen në barazi dhe drejtësi.
Në raport thuhet gjithashtu se ndonëse dhuna në familja është tashmë e jashtëligjshme në 125 shtete, 603 milionë gra jetojnë në vende ku ajo nuk shihet si krim. Raporti shton se shumë gra nuk i raportojnë krime të tilla për shkak të stigmës shoqërore dhe sistemeve të dobëta të drejtësisë.