Lidhje

Fituesit e çmimeve Grammy


Një këngëtare adoleshente nga Zelanda e Re, e njohur në skenë me pseudonimin Lorde, si dhe grupi francez i muzikës elektronike Daft Punk fituan mbrëmë çmimet më të larta Grammy në Los Angeles. Materiali në vazhdim flet për këtë spektakël të industrisë së muzikës si dhe për një ceremoni martese e cila shërbeu si mesazh për shoqërinë.

Lorde, një këngëtare dhe kompozitore17 vjeçare - emri i vërtetë i së cilës është Ella Yelich – O’Connor , fitoi çmimin Grammy për këngën e vitit për bashkë-kompozimin e këngës “Royals” dhe interpretimin më të mirë solo të së njëjtës këngë.

Grupi francez Daft Punk fitoi disa çmime të tjerë Grammy, një për albumin e vitit për “Random Access Memories” dhe inçizimin e vitit për “Get Lucky.” Kënga është bashkëpunim që përfshin producentët muzikorë, repistin Pharrell Williams dhe kitaristin Nile Rodgers.

Daft Punk gjithashtu fituan Grammys për interpretimin më të mirë të një grupi pop, dhe albumin më të mirë të muzikës dans ose elektronike.Grupi rap Macklemore & Ryan Lewis fituan çmimin artisti i ri më i mirë, si dhe tre çmime të tjerë repi.

Ata kënduan këngën e tyre “Same Love” me Queen Latifën, Madonnën dhe Mary Lambert. Queen Latifah është pajisur me çertifikatë për të kryer martesa në Kaliforni, dhe bëri celebrimin e 33 çifteve gjatë shfaqjes. Disa nga çiftet ishin homoseksualë.

Artistë të tjerë që fituan çmime mbrëmë ishte Bruno Mars për albumin më të mirë pop vokal, grupi Radioactive për interpretimin më të mirë rock, dhe për albumin më të mirë rok, dhe Led Zeppelin për një album të regjistruar në një koncert ribashkimi në vitin 2007.

Paul McCartney fitoi çmimin për këngën më të mirë rock “Cut me Some Slack” me Dave Grohl. Dave Grohl nga grupi Foo Fighters tha se kënga ishte një krijim spontan.
McCartney këndoi bashkë me bitëllsin tjetër, Ringo Star, ndërsa e veja e John Lennonit, Yoko Ono, ndiqte nga publiku.
XS
SM
MD
LG