Lidhje

Gratë arabe dhe futbolli


Futbolli për gratë po bëhet gjithnjë e më popullor nëpër botë, por mundësitë për trajnim dhe mbështetje financiare janë më të pakta se sa në këtë sport për meshkujt në shumicën e vendeve. Një program, që mbahet çdo verë në Berlin synon ta ndryshojë këtë realitet. Ai quhet Zbulimi i Futbollit dhe sjell klube futbolli nga Afrika dhe Lindja e Mesme në Gjermani për një javë ndeshjesh dhe diskutimesh. Michael Scaturro sjell hollësi nga Berlini.

Aya El Ammouri është futbolliste nga Libani. Ajo luan shumë mirë në këtë lojë pasi ka luajtur për 9 vjet. Por kush është njëri prej përkrahësve të saj më të mëdhenj? Babai i saj, thotë ajo.

“Ai gjithnjë më ka inkurajuar. Ai në fakt pagoi një trajner profesionist për mua. Unë përparova shumë, por babai im i kërkoi trajnerit të më praktikonte edhe më mirë, që unë të përparoj edhe më shumë”.

Pas disa vitesh, ajo thotë se i ati filloi të ndryshonte mendim rreth futbollit.

“Ai filloi të më thoshte se isha marrë mjaft me futboll, se duhej të përqëndrohesha tek arsimi dhe më vonë të martohesha”.

Por ajo nuk hoqi dorë nga futbolli dhe më në fund i ati ndryshoi mendim. Sot Aya El Ammouri është një prej futbollisteve më të mira të Libanit.

Ajo dhe disa pjesëtare të ekipit të saj fituan bursa për në programin Zbulimi i Futbollit. Programi një javor sjell rreth 100 gra në Berlin çdo verë për lojra dhe seminare futbolli se si të avancohet futbolli për femrat si dhe të drejtat e tyre. Ky program shikohet edhe si një rrjet mundësish për brezat e ardhshëm të udhëheqseve femra nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Afër Ayasë në stolat e stadiumit është Nadia Assaf, kapitene e ekipit dhe themeluese e Akademisë Futbolli për Vajzat, shkolla e parë e futbollit për femra në Liban. Ajo thotë se para se të hapte këtë shkollë 5 vjet të shkuara, futbolli për femra nuk shikohej me seriozitet në vendin e saj.

“Futbolli për femra ishte një diçka e dorës së dytë, sa për të thënë se femrat kishin një ekip, por ato nuk u shikuan kurrë me seriozitet. Futbolli i femrave nuk kishte përparësi, neve nuk na jepeshin kurrë pajisje, fusha stërvitjesh, trajnerë, e të tjera nevoja të tilla”.

Nadia thotë se një ditë asaj dhe parneres së saj, që po trejnonte një ekip djemsh, u lindi një ide.

“Pse nuk hapim një shkollë futbolli për vajzat? Në këtë mënyrë ato do të kishin përparësi dhe ne mund t’u jepnim vajzave atë që ato meritonin”.

Dhe ngjërat po përmirësohen për futbollin e femrave në Liban dhe në mbarë Lindjen e Mesme. Zein Zeintwal nga Jordania thotë se familja dhe miqtë e saj e mbështesin atë shumë në interesimin e saj për këtë sport.

“Është diçka shumë e bukur tani, por kur unë fillova të luaja futboll nuk ishte kështu. Tani njerzit na ndjekin me interesim dhe është një gjë shumë positive të luash futboll”.

E pyetur se pse vendosi të luajë futboll, ajo thotë:

“Çdo kush na e bën këtë pyetje. Kur fillova të merresha me sport, luaja volejboll, basketboll dhe futboll. Mes tyre, futbolli më tërhoqi më shumë. Gjithnjë shikoja ndeshjet e futbollit dhe ato më pëlqenin më shumë se sportet e tjera. Kjo është arsyeja”.

Programi Zbulimi i Futballit sponsorizohet nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian. Ai shërben si një program kulturor për Kupën Evropiane të Evropës, por nuk ka mbetur pa u shoqëruar me debate. Dhe kjo sepse organi administrative i futbollit evropian, UEFA, i programoi ndeshjet gjatë muajit të Ramazanit. Si pasojë, ekipet e femrave, që kishin marrë pjesë në të kaluarën, si për shembull Arabia Saudite, nuk morën pjesë këtë vit. Sidoqoftë, 6 ekipe nga Lindja e Mesme dhe Afrika morën pjesë në programin e fundit.
XS
SM
MD
LG