Lidhje

Zhbllokohet në Greqi rruga për një mision ushtarak shqiptar

Mjetet greke të informimit njoftuan se u zhbllokua në orët e mbrëmjes një kolonë ushtarake shqiptare që po udhëtonte drejt Rumanisë për të marrë pjesë në një stërvitje të NATO-s.
Kolona e përbërë nga 20 automjete dhë dy autobuzë u bllokua për pesë orë në Autostradën “Egnantia” pranë Kozanit, në Greqinë Veriore, nga një grup i madh simpatizantësh të Partisë Komuniste greke.
Sipas burimeve lokale greke komunistët grekë me flamuj në duar dhe parulla anti Nato krijuan një zinxhir njerëzor duke mos lejuar kalimin e autokolonës ushtarake që kishte hyrë nga Shqipëria dhe po udhëtonte tranzit për në Rumani. Policia greke tha se do të përdorte forcën dhe drejtuesit e grupimit politik urdhëruan pas pesë orësh lirimin e rrugës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare konfirmoi vijimin e misionit nga ushtarakët shqiptarë. “I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke”, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë në mbrëmje.
This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG