Lidhje

Krerët e BE-së takohen për zgjidhjen e krizës ekonomike në Greqi


Sot krerët e Bashkimit Evropian fillojnë një takim dy-ditor në Bruksel, të ndarë mbi masat që duhen marrë në ndihmë të ekonomisë Greke, ndërkohë që vlera e Euros ra në nivelin më të ulët në 10 muaj kundrejt dollarit. Gjermania e kundërshton idenë e ndihmës së financuar nga BE-ja duke thënë se kjo barrë nuk duhet të vihet mbi taksapaguesit.

Anëtarë të tjerë të BE-së, duke përfshirë Francën, kanë shfaqur rezerva nëse duhet ta lënë Greqinë të kërkojë ndihmë nga Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ata e quajnë FMN-në huadhënësin e fundit të cilit duhet t’i drejtohet Greqia, dhe tregues që BE-ja nuk është në gjendje të zgjidhë problemet e veta financiare.

Ministrat e Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakort dje mbi një plan-veprim para takimit të sotëm. Greqia, e cila është një nga 16 vendet që përdor Euron, po përballet me një deficit shumë të madh buxhetor.




XS
SM
MD
LG