Lidhje

Greqi: Parlamenti voton sot për ligjin e ndihmës


Ligjvënësit grekë votojnë sot për ligjin e ndihmës financiare që do të shoqërohet me masa të reja shtrënguese. Kryeministri Alexis Tsipras u bëri thirrje ligjvënësve të mbështesin reformat e ashpra që kërkojnë kreditorët europianë në shkëmbim të ndihmës financare tepër të nevojshme për vendin.

Ligji, i cili ju dha për shqyrtim ligjvënësve dje, përmban taksa të reja, refoma për pensioner dhe mbikqyrje më të fortë të shpenzimeve qeveritare. Kreditorët evropianë kanë kërkuar që parlamenti grek ta miratojë ligjin brenda ditës së mërkurë, si një pikë fillimi për negociata të reja mbi një tjetër paketë ndihmash me vlerën e 95 miliardë dollarëve.

Disa sindikata greke, zhvilluan sot protesta për të kundërshtuar marrëveshjen.

Udhëheqësit evropianë e njoftuan marrëveshjen me kërkesat e reja të hënën, si pjesë e një përpjekjeje për të dhënë ndihma të menjëhershme për bankat greke, të cilat kanë mungesa të mëdha kapitali dhe klientët janë në vështirësis për të tërhequr qoftë edhe sasi të vogla parash nga llogaritë e tyre.

Analistët thonë se marrëveshja e re, po ashtu synon ta mbajë Greqinë në Eurozonë, ku grupi i 19 vendeve përdor si monedhë të përbashkët Euron.

XS
SM
MD
LG