Greqia është zotuar ta rihapë transmetuesin e vet shtetëror, ERT, pasi e mbylli atë në përpjekje për të kursyer para. Qeveria e ndaloi transmetimin e sot në mëngjes, pasi e njoftoi dje këtë vendim. Nuk është dhënë një datë për rifillimin e transmetimeve. Mijëra protestues u mblodhën jashtë zyrave të stacionit ERT në Athinë, për të protestuar këtë veprim të qeverisë dhe pushimin nga puna të 2 mijë e 500 punonjësve, ndërsa gazetarët vazhduan të transmetojnë drejtpërdrejt on line.
Qeveria tha se ERT ishte një rast i shpenzimeve të mëdha të panevojshme dhe se mbyllja e stacionit do t’u kursente para taksapaguesve. Greqia është duke kaluar kohë të vështira ekonomike, në këtë periudhë kur përpiqet të plotësojë kushtet për të marrë këstet e ndihmës ndërkombëtare. Sindikata e gazetarëve grekë bëri thirrje për greva, deri në rihapjen e stacionit ERT.
Kryeministri grek Antonis Samaras po ndeshet me kundërshtimin e partnerëve të koalicionit, Partia Socialiste, PASOK dhe Partia Demokartike e Majtë, lidhur me mbylljen e stacionit ERT. Udhëheqësi i opozitës, Alexis Tsipras, tha se do të takohet me Presidentin Karolos Papulial, për të protestuar ndaj këtij vendimi.