Lidhje

Ministri i jashtëm grek për vizitë në Shkup


Ministri i jashtëm grek në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias shkoi sot për vizitë në Shkup, duke zbutur në këtë mënyrë atmosferën e tendosur prej vitesh midis dy vendeve. Ministri grek vuri në dukje se është e mundur zgjidhja e problemit të emrit të Maqedonisë (së cilës Greqia i referohet me “Shkupi” ose “Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë”), por pa dhënë hollësi nëse Athina është e gatshme të bëjë kompromis. Shkupi dhe Athina, megjithatë, kanë shprehur gatishmëri për thellimin e mirëbesimit dhe për bashkëpunim në më shumë fusha. Ministri Koxias tha se Greqia e mbështetë integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ministri i jashtëm grek në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Vizita e ministrit të jashtëm grek Nikos Koxias në Shkup shikohet si një sinjal i mirë, të paktën për zbutjen e klimës politike midis dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilave qëndrojnë të ftohura për më shumë se njëzet vjet.

Çështja e emrit të Maqedonisë, megjithatë nuk pritet të zgjidhet shpejtë.
Ministri grek pas një takimi me kolegun e tij maqedonas Nikolla Popovski tha se ekziton përkushtim për gjetjen e një zgjidhjeje të këtij problemi.

Ndërkohë, dy ministrat kanë rënë dakord për njëmbëdhjetë masa konkrete për mirëbesim, siç e kanë quajtur, në fushën e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë e Punëve të Brendshme, ekonomisë, e të tjera.

Pala maqedonse vlerëson se besimi i ndërsjellë paraqet elementin më të dobët në bashkëpunimin dypalësh, ndërsa biznesi dhe bashkëpunimi ekonomik elementin më të fortë.

Ministri grek Koxias tha se vendi i tij po bën çmos që të ndihmojë vendin fqinj në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi shpresat se qëndrueshmëria e këtij vendi është dhunti e Ballkanit, siç tha, ndërsa theksoi se për çdo problem ekziston zgjidhje, edhe përkundër dallimeve midis Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë.

“Kultura paraqet rëndësi të madhe për mirëkuptimin”, tha ministri Kotzias, duke lënë të kuptohet se po diskutohet edhe për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe sigurinë.

“Përvoja greke do të ndihmojë këtu. Dëshirojmë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe shpresojmë që do të takohemi edhe më tej pë të biseduar mbi çështjen e emrit”, tha ministri grek.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski tha se synimi përfundmitar është kontributi i dyanshëm për kapërcimin e dallimeve në frymën e vlerave evropiane dhe në përputhje me interesat e përbashkëta.

Ministri i jashtëm grek është takuar edhe me zëvendës-kryeministrin për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, si dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski e me presidentin Gjorgje Ivanov, me të cilët është biseduar, po për masat e ndërtimit të mirëbesimit, për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy vendet, si dhe për integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ministri grek takoi edhe drejtuesit e partive më të mëdha politike në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG