Lidhje

Polica greke, operacione pranë kufirit shqiptar


Policia greke nisi operacione në brezin kufitar me Shqipërinë për bllokimin e refugjatëve që janë larguar nga qendrat greke të strehimit.

Sipas të dhënave policore greke 18 refugjatë afaganë u bllokuan në zonën e Konicës, mes të cilëve tetë fëmijë. Grupe refugjatësh prej disa personash janë bllokuar në zona të tjera fqinje me Shqipërinë, ndërkohë që operacioni vazhdon.

Të gjithë refugjatët e bllokua,r sipas autoriteteve greke do të rikthehen në qendrat pritëse, nga të cilat janë larguar.

Ndërhyrja e policisë greke vjen në një kohë kur në anën shqiptare është rritur ditëve të fundit depërtimi i grupeve të refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Pakistani.

Një repart i forcave speciale të policisë shqiptare DELTA është vendosur sërish në kufi për të bllokuar grupet e refugjatëve.

Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qënieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, afër Shqipërisë, grupe regugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese.

Refugjatët kërkojnë të kalojnë tranzit në Shqipëri për t`iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës. Sipas policisë shqiptare, trafikantët përdorin tani mjete të vogla për transportimin e tyre duke përfituar edhe nga qarkullimi i rënduar për shkak të sezonit turistik.

Policia shqiptare ka bllokuar gjatë muajit gusht disa dhjetëra refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë, por pa arritur të arrestojë organizatorët e trafikut që veprojnë në të dy anët e kufirit.

XS
SM
MD
LG