Lidhje

Organizata Greenpeace në Arktikun rus


Burgosja nga Rusia e aktivistëve të lëvizjes Greenpeace është duke tërhequr vëmendjen tek Arktiku rus.Shpërthime të akullta përshëndetën protestuesit e lëvizjes Greenpeace tek ngjiteshin në platformën e naftës ruse në Arktik. Këto video të organizatës, tregojnë policët rusë tek qëllojnë mbi ta dhe arrestimin e aktivistëve në Murmansk, ndërsa anija e tyre, Arctic Sunrise, është konfiskuar.
Greenpeace në Arktikun rus
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Avokati rus i organizatës Greenpeace, Anton Beneslavski thotë se vitin e kaluar nuk pati ndëshkime ligjore pasi aktivistët hynë në një platform të ngjashme dhe vendosën një pankartë:

“Vitin e kaluar aktivistët hypën në platformën dhe në anije, ndërsa këtë vit vetëm në platformë”.

Por, siç tregojnë pamjet në televizionit Zvezda, Rusia po tregon forcën e saj në rajonin e gjerë të Arktikut.

Në shtator, raketat e telekomanduara kruiz drejtuan një flotilje në ishujt Novosibirsk ku ushtarët rusë rihapën një bazë ushtarake që kishte qënë mbyllur 20 vjet më parë. Ndërsa akulli arktik shkrin më shumë, baza do të kontrollojë ngarkesat që kalojnë aty në verë.

Verën e kaluar, akullthyesi i parë kinez Snow Dragon, arriti të kaloi korridorin arktik. Këtë verë, anija e parë kineze e mallrave kaloi mbi kufirin rus.

Majin e kaluar, në një takim në Suedi, Këshilli Arktik pranoi Kinën si vëzhguese. Takimi tërhoqi gjithashtu protesta të organizatës Greenpeace. Ata bënë thirrje për ndalimin e shpim-shfrytëzimeve në ambjentin e brishtë të Arktikut. Kohët e fundit, në një forum për Arktikun në Salekhard, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi taktikat e protestave nga Greepeace:

"Ata sigurisht që nuk janë piratë, por zyrtarisht, u përpoqën të hynin në platformë. Është e qrtë se ata shkelën ligjin ndërkombëtar dhe u afruan në një distancë të rrezikëshme pranë platformës".

Pas zotit Putin, Vera Orlova e Shoqatës Gjeofizike Ruse u tha gazetarëve të huaj se lejet e tyre për të vizituar Arktikun rus kishin skaduar:

“Kjo është një procedure krejtësisht normale. Ne morrëm leje të qëndrojmë në territorin kufitar të Salekhardit veçanërisht për ato ditë që ju vini të vizitoni konferencën”.

Asnjë vend tjetër nuk kufizon vizitat në qytetet arktike, por Rusia e drejtuar nga presidenti Putin po merr rrugën e një kontrolli gjithnjë e më të madh nga qeveria.
XS
SM
MD
LG