Në Greqi, deputetët e Agimit të Artë kundërshtuan sot në parlament një projektligj që synon shkurtimin e fondeve që partia e tyre merr nga shteti.
Projektligji është pjesë e masave kundër kësaj partie të ekstremit të djathtë, pas vrasjes së një këngëtari grek muajin e kaluar. Ai lejon që parlamenti të pezullojë financimet shtetërore për partitë politike, udhëheqja e të cilave është e përfshirë në akte kriminale.
Ministri i Brendshëm Janis Michelakis ka thënë se ligji i propozuar do të zbatohej në rastet e përfshirjes në një grup kriminal si dhe të terrorizmit.
Qeveria greke thotë se Agimi i Artë vepron si organizatë kriminale.
Ndërkohë, kjo parti pretendon se qëndrimet kundër saj janë të motivuara politikisht.
Shiko komentet (1)
Ngarko komente të tjera