Lidhje

Greqi, çështja ERT trondit koalicionin


Një prej partnerëve të koalicionit qeveritar tha se do të tërheqë dy ministrat për shkak të mosmarrëveshjeve rreth stacionit publik ERT

Një prej partnerëve të koalicionit qeveritar në Greqi tha sot se do të tërheqë dy ministrat nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve rreth stacionit publik ERT, duke rrezikuar ta zhysë përsëri në krizë Greqinë.

Zyrtarë të partisë Demokratike të Majtë thanë se ministri i Reformës Administrative dhe ministri i Drejtësisë do të japin dorëheqjen brenda një dite nga kabineti prej 17 anëtarësh.

Ende nuk dihet në se partia do të vazhdojë ta mbështesë qeverinë e kryministrit Antonis Samaras në parlament. Koalicioni tri-partiak i zotit Samaras ka 167 deputetë në parlamentin prej 300 vendesh. Demokratët e Majtë kanë 14 vende.

Partia tjetër e koalicionit, Pasok, ka thënë se do të qëndrojë në koalicion. Më 11 qershor kryeministri Samaras urdhëroi mbylljen e stacionit publik, ERT dhe pushimin e 2700 punonjësve të tij në kuadër të shkurtimeve buxhetore.

Pas vendimit të gjykatës së lartë se mbyllja ishte e paligjshme, partitë e koalicionit qeveritar nuk kanë arritur t’i zgjidhin mosmarrëveshjet rreth ERT-së.
XS
SM
MD
LG