Lidhje

Panajotis Pikramenos, kryeministri i përkohshëm i Greqisë


17 qershori u caktua si data për zgjedhjet e përsëritura në Greqi, pasi Partitë kryesore dështuan në disa përpjekje për të formuar një qeveri të re.

Në zgjedhjet që u zhvilluan në fillim të këtij muaji nuk doli një fitues i qartë. Data e zgjedhjeve u njoftua sot, pasi Presidenti Karolos Papulias u takua me udhëheqësit partiakë për krijimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do ta udhëheqë vendin e zhytur në krizë deri në zgjedhjet e reja.

Televizioni shtetëror bëri të njohur emrin e kryeministrit të ri vendit, që është Panajotis Pikramenos, me profesion gjykatës. Analistët thonë se ka shumë të ngjarë që nga zgjedhjet e reja të dalë një parlament ku asnjëra prej partive të mos ketë ketë vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të re.

Por koalicioni i majtë i udhëhequr nga Alexis Tsipras, që kundërshton me forcë masat shtërnguese ekonomike, ka fituar përkrahje të mjaftueshme për të patur ndikim të madh.

Kjo mund ta çojë Greqinë në një konflikt me Bashkimin Evropian, që këmbëngul që Greqia të pakësojë borxhin. Kriza greke është ndjerë në tregjet evropiane dhe ka rrezikuar të minojë edhe Eurozonën.












XS
SM
MD
LG