Lidhje

Greqi: Përleshje mes policisë greke dhe protestuesve kundër masave shtërnguese ekonomike


Greqi: Përleshje mes policisë greke dhe protestuesve kundër masave shtërnguese ekonomike
Greqi: Përleshje mes policisë greke dhe protestuesve kundër masave shtërnguese ekonomike

Protestuesit në Greqi që kundërshtojnë masat e ashpra ekonomike të kohëve të fundit u përleshën me policinë në Athinë, ndërkohë që dhjetëra mijëra punëtorë grekë janë hedhur në një grevë të përgjithshme 48 orëshe.

Në Athinë protestuesit hodhën gurë dhe bomba zjarri në drejtim të policisë në sheshin Syntagma para ndërtesës së parlamentit. Një statuje të Ushtarit të Panjohur ju vu zjarri, ndërsa protestuesit qëlluan me copa mermeri vitrinat e dyqaneve aty pranë dhe dëmtuan ndërtesat e qytetit.

Të paktën 100 mijë vetë morën pjesë në protestë, duke mbajtur parulla që bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Votimi i parë në parlament për masat shtrënguese u mbajt dje dhe i dyti do të mbahet sot.

Protestat u përhapen edhe në qytete tjera. Rreth 50 mijë protestues dolën në rrugët e Selanikut, Patrasit dhe Heraklionit. Si rezultat i protestave mbarë kombëtare të punonjësve nuk janë hequr mbeturinat nga rrugët e Athinës, janë mbyllur pikat turistike dhe shërbimet e qeverisë. Me grevën janë bashkuar mjekët, mësuesit, shoferët e taksive dhe pronarët e pikave të furnizimit me karburant. Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga qeveria e Greqisë të miratojë planin e masave të ashpra ekonomike si kusht për marrjen e pjesës tjetër nga paketa e ndihmave prej 159 miliardë dollarësh për të shmangur falimentimin.

Ndërsa në Greqi mbaheshin protestat, udhëheqësit kryesorë evropianë, përfshirë presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, shkuan në Frankfurt për të diskutuar mbi mënyrat për të zgjidhur çështjen e borxhit evropian.

XS
SM
MD
LG