Lidhje

Greqi: Vazhdojnë takimet për krijimin e qeverisë së unitetit


Greqi: Vazhdojnë takimet për krijimin e qeverisë së unitetit
Greqi: Vazhdojnë takimet për krijimin e qeverisë së unitetit

Kryeministri grek Jorgos Papandreu i Partisë Socialiste dhe udhëheqësi i opozitës Antonis Samaras po takohen sot përsëri për zgjedhjen e një kryeministri dhe një qeverie të përkohëshme, ndërsa në Bruksel janë duke u takuar ministrat e financave të Eurozonës.

Ministrat do të vendosin në se do të japin një fond të ri prej 11 miliardë dollarësh për fondin e shpëtimit për borxhin grek.

Zoti Papanderiu largohet nga posti për t’i hapur rrugën një qeverie të përkohëshme koalicioni, qëllimi i të cilës është arritja e një marrëveshjeje për paketën e shpëtimit financiar të Greqisë, të përpiluar nga Bashkimi Evropian. Qeveria e koalicionit do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e reja që mund të mbahen më 19 shkurt.

Një zëdhënës i qeverisë greke tha se dita e djeshme ishte historike për Greqinë, kur kryeministri pranoi të largohej nga posti për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Kryeministri Papandreu largohet nga posti për t'i hapur rrugën formimit të qeverisë rë unitetit

Suzan Presto

Udhëheqësit politikë të Greqisë ranë dakord mbrëmë vonë për forminin e një qeverie uniteti, një hap që do t’i krijojë mundësi vendit të mbytur në borxhe të sigurojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Në përpjekje për të zhbllokuar ngecjen politike, Presidenti i Greqisë Karolos Papulias priti dje vonë në një takim me dyer të mbylluara Kryeministrin Jorgo Papandreu dhe udhëheqësin e opozitës Antonis Samaras.

Një numër i madh reporterësh që prisnin jashtë pallatit presidencial në Athinë ishte gati të jepnin lajmin kur ai u njoftua disa orë më vonë. Korrespondentët e medias kombëtare greke e lexuan deklaratën nga zyra e presidentit.

Në komunikatë thuhej se zoti Papandreu dhe udhëheqësi i Demokracisë së Re, Antonis Samaras kishin arritur një marrëveshje paraprakisht për formimin e një qeverie kalimtare dhe se zoti Papandreou nuk do të udhëhiqte qeverinë e re.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se të dy politikanët pritet të takohen përsëri sot për të diskutuar hollësitë e planit, përfshirë edhe se kush do ta udhëheqë qeverinë deri në zgjedhjet e parakohëshme. Dje më herët, Samaras tha se kryeministri duhej të largohej nga posti.

“Ai po pengon çdo zgjidhje. Dhe nëqoftëse nuk jep dorrëheqjen, ai nuk lejon të kushtetuta të zbatohet siç duhet. Por nëse ai jep dorëheqjen, gjërant do të marrin rrëugën e duhur.”

Zoti Papandreou ra dakord të largohet nga post për t’i krijuar mundësi Athinës të sigurojë huanë që i duhet Greqisë për të shmangur falimentimin. Ministri grek i Financave ka thënë se vendit i duhet patjetër kësti prej 11 miliardë dollarësh i paketës së shpëtimit. Reagimet e qytetarëve grekë ndaj zhvillimeve të djeshme kanë qënë të ndryshme.

Ky 22 vjeçar nga Athina thotë se nuk është optimist rreth të ardhjes së vendit, ndërsa kjo grua 33 vjeçare thotë se shpreson shumë në rezultatin e marrëveshjes politike.

"Po, kam berim. Tani që ata e arritën marrëveshjen kam shumë shpresë, sepse vendi duhet të përfaqësohet në mënyrë unanime”.

Qeveria e përkohëshme pritet të fitojë mbështetjen e parlamentit dhe të kabinetit për kushtet e një marrëveshjeje të re të Bashkimit Evropian, i cila kërkon nga Greqia të ngrejë taksat dhe të bëjë shkurtime më të mëdha në shpenzimet qeveritare.

Në fund të muajit të kaluar, vendet e eurozonës ranë dakord t’i jepnin Greqisë hua të tjera. Zoti Papandreu njoftoi se donte t’ia parashtronte marrëveshjen referendumit popullor, por më vonë e tërhoqi planin.

Ministriat e Financave të Eurozonës do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar planin për t’i dhënë Greqisë miliarda dollarë fonde për shpëtimin e saj financiar.

XS
SM
MD
LG