Lidhje

Greqi: Protesta në Athinë, policia përdor gazin lotsjellës


Greqi: Protesta në Athinë, policia përdor gazin lotsjellës
Greqi: Protesta në Athinë, policia përdor gazin lotsjellës

Policia greke ka përdorur sot gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve në Athinë.

Forcat policore janë përleshur nëpër rrugët e kryeqytetit grek me punonjësit e sektorit publik, të cilët organizuan një grevë të përgjithshme kundër masave shtrënguese që synojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj një grupi protestuesish që po hidhnin gurë dhe sulmonin forcat policore. Anëtarët e sindikatave të punonjësve marshuan nëpër rrugë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të qeverisë për uljen e pagave dhe pensioneve, si dhe rritjen e taksave.

Transporti hekurudhur dhe ai detar janë ndërprerë dhe kontrollorët e transportit ajror i ndaluqan për 4 orë fluturimet. Shumë dyqane dhe shërbime të tjera në Athinë janë mbyllur.

Në Athinë zyrtarë të BE-së dhe FMN-së për të analizuar të dhënat financiare të Greqisë

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë në Athinë për të analizuar të dhënat financiare të Greqisë dhe për të përcaktuar në se qeveria e zhytur në borxhe ka nevojë për një tjetër ndihmë përveç asaj të vitit të kaluar prej 158 miliardë dollarësh.

Me një ekonomi të dobët dhe rënien e të ardhurave nga taksat, Athina po kërkon të ulë nivelin e interesave të huasë së marrë vitin e kaluar, të zgjasë periudhën e pagimit të saj dhe të marrë miratimin për hua të re. Zyrtarët grekë thanë se ristrukturimi i huasë ekzistuese dhe një hua tjetër prej 85 miliardë dollarësh mund të miratohen muajin e ardhshëm.

Por disa zyrtarë evropianë janë skeptikë për nevojën e një ndihme shtesë për Greqinë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës është ekonomia më e madhe evropiane, tha se BE-ja mund të ofrojë më shumë ndihmë vetëm “në se vërtetohet gadishmëria për reforma dhe qëndrueshmëri nga Greqia”.

Shefi i BE-së për çështjet ekonomike, Olli Rehn tha se “është ende herët” për të vendosur në se Greqia ka nevojë për një hua tjetër.

XS
SM
MD
LG