Lidhje

Zbutet rececioni në Greqi


Greqia thotë se recesioni i saj i thellë u zbut nga prilli në qershor, por ekonomia e vendit është tkurrur me më shumë se 20 përqind gjatë pesë vjetëve të fundit.

Athina tha sot se ekonomia e saj u ul 4.6 përqind në tremujorin e dytë, pasi pësoi një ulje prej 5.6 përqindësh në muajt e parë të vitit.

Në të njëjtën kohë qeveria tha se po tejkalon objektivat e saj të buxhetit pasi miratoi shkurtime shpenzimesh dhe pushoi nga puna mijëra punonjës. Huadhënësit ndërkombëtar kanë kërkuar masat shtrënguese në këmbim të një pakete shpërtimi prej më shumë se 300 miliardë dollarë për të mos lejuar falimentimin.

Greqia është në vitin e gjashtë të recesionit. Më shumë se 27 përqind e fuqisë punëtore është e papunë, dhe gati dy të tretat e të papunëve janë të rinj.

Parashikuesit thonë se ekonomia e Greqisë mund të përparojë disi nga fundi i vitit 2014.

Greqia është një nga 17 vendet e eurozonës, ku një recesion i lehtë ka zgjatur për një vit e gjysmë dhe niveli i papunësisë ka arritur në 12 përqind.
XS
SM
MD
LG