Lidhje

Greqisë i kërkohet të ndërmarrë masa më të rrepta ekonomike


Greqisë i kërkohet të ndërmarrë masa më të rrepta ekonomike
Greqisë i kërkohet të ndërmarrë masa më të rrepta ekonomike

Ministri grek i Financave thotë se vendi i tij i prekur nga kriza e borxheve duhet të miratojë masa të reja të ashpëra, para se kredidhënësit e huaj të japin para shtesë për të shmangur dështimin e pagimit të borxheve që Greqia mori vitin e kaluar në kuadrin e paketës së ndihmave.

Ministri grek i Financave Evangjelos Vezinelos tha sot në Parlament se grekët nuk e kanë kuptuar siç duhet rrezikun që i kanoset ekonomisë së vendit, që “mund ta ndalojë operimin”, në se nuk miratohen reforma të tjera për shpenzimet.

Gazeta “The Wall Street Journal” njoftoi se kredidhënësit ndërkombëtarë kërkojnë masa të reja shtesë nga Greqia, me vlerën e më tepër se 8 miliardë dollarëve. Qeveria greke tha sot se do propozonë një plan të ri për shkurtimin e shpenzimeve, përveç masave të mëparshme për rritjen e taksave dhe shkurtimin e buxhetit.

Kjo është një përpjekje që synon të sigurohen fonde me vlerën e 11 miliardë dollarëve nga kredia prej 159 miliardë dollarësh e vitit të kaluar për Greqinë nga FMN-ja, Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

XS
SM
MD
LG