Lidhje

Ekspozita e piktores Greta Tahiraga


Ekspozita e piktores Greta Tahiraga
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Ekspozita personale e piktores Greta Tahiraga ka çelur edhe sezonin e ri në Galerinë e Arteve të qytetit të Shkodrës. Janë 33 piktura të zhanrit natyrë e qetë, që në vetvete sjellin aromën e qytetit të Shkodrës.

Piktorja Tahiraga thotë se, natyra e qetë përfaqëson në thelb objekte të zbrazëta nga shpirti, por që e kanë ngacmuar gjithëmonë emocianalisht për hirë të simbolikës së heshtur që bartin. Siç thotë piktorja, bota e luleve është motivi qendror në piktorat e saj.

“Lulet i kam sjellë ashtu, në natyrën e qetë të tyre, por gjithëmonë kam dashtë të ngacmoj atë emocionin, ndjeshmërinë e lules, brishtësinë e saj. Lulet që përfaqësojnë qytetin tonë”. thotë ajo.

Piktorja Greta Tahiraga është pjesëmarrëse në një numër ekspozitash pikture, brenda dhe jashtë vendit, ku, sipas kuratorit të ekspozitës, Oltsen Gripshi, ajo ka sjellë me pikturat e saj një copëz të së përditëshmes shkodrane.

Piktorja rrugëton drejt natyrave të qeta, me lule, me pjesë të kopshteve apo oborreve shkodrane. Arrin në një hapsirë tjetër, sikundër janë frutat, dhe na sjell objektet tipike shkodrane, siç janë sendet e të përditshmes shkodrane. Pra, një ekspozitë, e cila mbështetet jo vetëm në natyrën e qetë, por edhe në objekte, lule. Dhe kemi ndjeshmëri të piktores nga e përditshmja shkodrane”, thotë zoti Gripshi.

Ndërsa për drejtuesin e Galerisë së Artit, në Shkodër, Fatmir Jukën, 33 pikturat në natyrë të qetë, të paraqitura në ekspozitën përsonale “Retinencë”, të piktores Tahiraga, ndikojnë tek shikuesit duke i bërë më të ndërgjegjëshëm për botën që i rrethon.

Si për të gjithë krijuesit e tjerë, edhe për piktoren shkodrane Greta Tahiraga, periudha e gjatë e pandemisë, me kufizimet e saj, ka ndikuar në krijimtarinë e saj duke e nxitur të shikojë anët më të bukura të jetës dhe natyrës.

Miti im përsonal është peneli dhe, gjatë kësaj periudhe, ku koha ishte mëse e mjaftueshme, më ka bërë që t’i përkushtohem edhe më shumë pikturës dhe, me anë të penelit, jam arratisur në një dimencion krejt tjetër. Më ka mjaftuar dhe më ka ndikuar pozitivisht, pavarësisht anëve negative të pandemisë”.

E pasionuar pas pikturës dhe natyrës së qetë, por edhe mbështetjes për fëmijët me aftësi ndryshe, Greta Tahiraga udhëton drejt të bukurës, të mirës dhe të dobishmes duke lënë pas problemet dhe konfliktet e një shoqërie në tranzicion.

XS
SM
MD
LG