Lidhje

Maqedoni: Parlamenti nuk i heq dot mandatin Nikolla Gruevskit


Parlamenti i Maqedonisë nuk arriti të premten të sigurojë numrin e nevojshëm prej dy të tretave të votave për heqjen e madantit të deputetit Nikolla Gruevskit, i cili është dënuar me dy vjet burg nga një gjykatë e vendit. Megjithatë, të qenit deputet, nuk i ndihmon ish-kryeministri maqedonas që t’i shmanget burgut.

Maqedoni: Parlamenti nuk i heq dot mandatin Nikolla Gruevskit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe aktualisht deputet në parlamentin e Maqedonisë do të vazhdojë ta ruajë mandatin e deputetit, ndonëse kjo nuk e shpëton atë nga burgu për çka Gjykata Penale në Shkup e ka dënuar me dy vjet heqje lirie.

Shumica parlamentare arriti të bëjë vetëm 58 vota në seancën e sotme, një numër ky i pamjaftueshëm për t‘ia hequr mandatin zotit Gruevski. 29 ligjvënës opozitarë votuan kundër. Dy e treta e votave ose 80 ligjvënës nga 120 sa janë gjithsej duhej të votonin pro, në mënyrë që Nikolla Gruevskit t’i hiqej mandati i deputetit. Seanca plenare u thirr pas vendimit të Komisionit për çështje të mandateve dhe imunitetit, i cili para pak ditësh vendosi t’i rekomandojë parlamentit që t’i hiqej mandati i deputetit, zotit Gruevski për shkak se ai tashmë është një i dënuar me burg dhe nuk ka dinjitet ta ushtrojë funksionin e deputetit republikan, sipas Komisionit.

Mungesa e dy të tretave të votave pritej që prej se tetë ligjvënsit opozitarë të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja lanë të kuptohej se nuk do të votonin për heqjen e mandatit të kolegut të tyre.

Nikolla Gruevski nuk ishte i pranishëm në seancëne sotme plenare. Një nga deputetët e Lidhjes Sopcial Demokrate në pushtet është shprehur se Gruevski do të vazhdojë të marrë rrogë nga paratë e popullit edhe duke qenë në burg.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja thotë se pushteti është lëshuar në përndjeken politike të Nikolla Gruevskit.

Ish-kryeministri maqedonas u dënua para katër muajsh me dy vjet burg, lidhur me një rast të blerjes së një makine Mercedes rreth 600 mijë mijë euro me para të buxhetit të Ministrisë së punëve të brendshme, para ca vjetësh në një tender të manipuluar. Gruevski ngarkohej për veprën “pranim të dhuratës në bazë të ndikimit të jashtligjshëm”. Po për këtë vepër u dënua me gjashtë vjet e gjysëm edhe ish-ministrja e rendit, Gordana Jankullovska.

Zoti Gruevski duhej të paraqitej dje në burgun e Shuto Orizares në Shkup për ta vuajtur dënimin, por për shkak të ankesave që ka bërë dhe Këshilli Penal ende nuk ka vendur mbi ankesat, atij mund t’i zgjatet për disa ditë ditë, sipas ekspertëve, afati i dorëzimit në burg. Ish-kryeministri nuk mund t’i shmanget burgut për shkak të mandatit të deputetit që ka. Ai, ndërkaq akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për pesë vepra të tjera penale që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe me veprime të tjera të paligjshme gjatë kohës sa ishte kryeministër i vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG