Lidhje

Pezullohet stërvitja ushtarake shumëkombëshe në Guam


Një stërvitje e përbashkët e forcave detare të Francës, Japonisë, Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Guam përkohësisht u pezullua pasi një anije amfibe franceze pësoi një aksident gjatë ankorimit. Stërvitja ka për synim të demonstrojë mbështetjen për kalimin e lirë të anijeve në ujërat ndërkombëtare dhe t’i kundërpërgjigjet pranisë ushtarake në rritje të Kinës në rajon.

Nuk është e qartë se kur do të rifillojë stërvitja ushtarake e pezulluar nga aksidenti i anijes ushtarake franceze.

"Pas vlerësimit tonë fillestar, ne mësuam se është dëmtuar njëra nga dy helikat e anijes, nuk ka pasur lëndime të personelit, rrjedhje të karburantit apo elementeve të tjera që mund të dëmtojnë mjedisin", - tha kapiteni i marinës amerikane, Jeff Grimes.

Stërvitja ka për synim të tregojë mbështetjen për lëvizjen e lirë të anijeve në ujërat ndërkombëtare dhe për t’iu kundërpërgjigjur pranisë ushtarake në rritje të Kinës në rajon:

"Një element tjetër i rëndësishme i kësaj stërvitjeje është pjesëmarrja e shumë kombeve në të. Pra, ne nuk po trajnojmë vetëm forcat amerikane, ne po mësojmë si të veprojmë me miqtë dhe aleatët tanë në rajon, përfshirë Francën e cila nuk ka qenë e pranishme në Guam dhe në paqësor për një kohë të gjatë. Pra, me këtë stërvitje ne po ndërtojmë partneritetet tona në rajon për të ofruar një siguri të arsyeshme për ata që mund të mos jenë gjithmonë dakord me ne."

Kina ka pretendime territoriale në pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, por ka mohuar akuzat se është duke militarizuar rajonin. Kina ka ndërtuar shtatë ishuj artificial në rajon, duke nxitur kritika të forta nga vendet e tjera. Pekini thotë se ishujt janë ndërtuar për qëllime civile.

Zyrtarët kinëzë kanë siguruar vendet e tjera se nuk do të pengojnë lëvizjen e anijeve ose avionëve në këtë zonë, megjithëse ende ka shumë pikëpyejte rreth lirisë së lëvizjes së anijeve dhe avionëve ushtarak.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG