Lidhje

Gjyqi për autorët e sulmeve të 11 shtatorit


Kanë kaluar 6 vjet që nga shkurti i vitit 2008, që kur Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të ndaluar të tjerë në qendrën Guantanamo në Kubë, u akuzuar për herë të parë për sulemet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Por përse duhet kaq shumë kohë për t’i nxjerrë ata në gjyq? Të ndjekim kronikën.

Drejtësia po vepron ngadalë për pesë personat e kauzuar për vrajsen e rreth tri mijë njerëzve në sulmet e 11 shtatorit 2001. Ata po mbahen në një burg të sigurisë së lartë në qendrën e Gjirit Guantanamo. Khalid Sheikh Mohammed që akuzohet për organizimin e sulmve dhe katër persona të tjerë akuzohet për kryerjen e sulmeve. Përmasat e këtij krimi janë një prej arsyeve se pse çështja po ecën kaq ngadalë. Cully Stimson është ekspert i ndëshkimeve ushtarake.

“Po merr kaq shumë kohë sepse këto janë çështjet më të komplikuara të sigurisë kombëtare që vendi ynë është përpjekur të gjykojë ndonjëherë”.

Stimson thotë se më shumë se gjysmë milioni dokumente janë paraqitur në çështjen e 11 shtatorit 2001. Ai thotë se diskutimet sapo kanë filluar për informacionin sekret. Për avokatët dhe ata që përfaqësojnë të ndaluarit duhet kontroll i posaçën sigurie.

Më shumë se 100 mocione paragjyqësore janë diskutuar dhe duhen muaj që çështjet të zgjidhen. Çështje jo të pazakonta dhe të papritura janë shfaqur, ndërkaq. Profesorja e ligjit Jennifer Daskal në Universitetin Amerikan, shpjegon.

“Çështje të tilla si dëgjimi i dëshmive nga elementë të tretë, si për shembull nga CIA, në sallën e gjyqit dhe mbyllja e sallës në mënyrë të njëanëshme. Këto nuk ndodhin në gjyqet federale civile”.

Aktualisht në qendrën e Gjirit Guantanamo janë 155 të ndaluar. Për shumë prej tyre është miratuar transferimi nëse janë plotësuar kushtet e sigurisë. Rreth një e treta janë nga Jemeni, por kanë mbetur të bllokuar në Guantanamo për shkak të gjendjes së pasigurt në vend.

Presidenti Obama është përpjekur ta mbyllë qendrën që në fillim të presidencës së tij dhe e ka shprehur këtë në fjalimin për gjendjn e vendit.

“Me përfudimin e luftës në Afganistan, ky duhet të jetë viti që Kongresi të heqë pengesat që kanë mbetur për transferimin e të ndaluarave dhe të mbyllë burgun e Gjirit Guantanamo”.

Por burgu vazhdon të jetë i hapur dhe çështja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 vazhdon. Kanë kaluar muaj që kur Presidenti Obama u përpoq t’i transferonte të ndaluarit për t’u gjykuar në Shtetet e Bashkuara. Por kundërshimi i fortë nga publiku dhe anëtarë të Kongresit e detyruan administratën t’i kthehen gjyqit ushtarak në Guantanamo. Të dhënat e këtyre çështjeve për terrorizëm janë sekrete dhe gjykatësit ushtarak i duhet të vendosë se çfarë mund të bëhet publike.

“Shumica e këtyre të pandehurve u kapën në vitin 2003 dhe u mbajtën për një farë kohe. Në rasitn e Khalid Sheikh Mohammedit, ai u mbajt për tri vjet nga CIA dhe pretendohet se ai u torturua dhe u keqtrajtua”.

Avokatët e Khalid Sheikh Mohammedit dhe të ndaluarve të tjerë vazhdojnë të paraqesin mocione. Për ato duhen marrë vendime para fillimit të gjyqit.

“Khalid Sheikh Mohammed është një maniak egoist. Ai e di se nuk ka për të dalë kurrë prej andej. Prandaj ai do të bëjë çështë e mundur që të fitojë kohë”.

Prokurori ka propozuar që gjyqi të fillojë në janar të vitit 2015 në Guantanamo. Nëse do të ketë dënime, ato do të pasohen nga apelime. Analistët thonë se mund të duhen edhe 10 vjet të tjera para se apelimet të përfundojnë.
XS
SM
MD
LG