Lidhje

Gutemala mban zi për viktimat e vullkanit


Të mbijetuarit e vullkanit Fuego që shpërtheu këto ditë në Guatemalë filluan të mbajnë zi për viktimat, që sot mundën identifikohen. Një lumë llave e zjarrtë dhe copra gurësh la të vdekur të paktën 69 vetë dhe i mbuloi fshatrat pranë me një shtresë të trashë hiri dhe balte.

Televizionet lokale paraqisnin njerëz që shfaqnin hidhërim në fytyrat e tyre, të tjerë duke mbajtur arkivolë mbi shpinë. Zyrtarët thonë se numri i viktimave pritet të rritet.

Presidenti Jimmy Morales e vizitoi zonën ku ndodhi fatkeqësia, ku u takua me punonjës të shpëtimit, si dhe me të plagosur dhe familjarë të viktikmave.

Zyrtarët e emergjencave thanë se shpërthimi i vullkanit ka prekur jetën e 1,7 milionë njerëzve: më tepër se 3 mijë vetë u evkuuan nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre po qëndrojnë në strehime.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar parreshtur që nga diela pasdite, kur shpërtheu vullkani, duke i përqëndruar fillimisht përpjekjet tek shpëtimi i njerëzve dhe më pas tek kërkimi i personave të zhdukur.

Fuego ndodhet rreth 44 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala City, pranë qytetit Antigua, një destinacion i njohur turistik. Aeroporti Ndërkombëtar i vendit, La Aurora, u rihap të hënën, pas mbylljes për shkak të rrezikut që përbënte hiri për avionët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG