Lidhje

Guillermo Farinas merr Çmimin Sakharov


Parlamenti Evropian i dorëzoi sot në Strasburg Çmimin Sakharov për Lirinë e të Menduarit disidentit kuban Guillermo Farinas, tre vjet pasi atij i ishte dhënë ky çmim.

Kur Farinas-it iu dha fillimisht çmimi në vitin 2010, kërkesa e tij ndaj autoriteteve kubane që ta lejonin të shkonte në Evropë për marrjen e çmimit nuk u pranua.

Guillermo Farinas, psikolog dhe gazetar në profesion të lirë, ka kaluar më tepër se 11 vjet në burg, për disa akuza.

Në fillim të këtij viti ai ishte në grevë urie për 134 ditë, me synimin për të tërhequr vëmendjen për disidentët politikë kubanë, që ndodhen në burg që nga viti 2003, pas masave shtypëse të qeverisë kubane ndaj disidentëve.
XS
SM
MD
LG