Lidhje

Guine: qëllohet me armë në protestat antikorrupsion


Mbi 20 persona u plagosën kur policia në Papua Guinea e Re hapi zjarr sot ndaj një proteste të studentëve.

Ka njoftime se 4 persona mund të kenë humbur jetën.

Incidenti ndodhi në kampusin universitar të këtij shteti të Paqësorit, ndërsa studentët po bëheshin gati për të marshuar drejt parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Peter O’Neill, i cili përballet me akuza për korrupsion.

Sipas studentëve, policia ngriti postbolloqe për të bllokuar rrugët dhe në pas përdori gazin lotsjellës para se të hapte zjarr.

Zyrtarët i mohojnë njoftimet se ka patur viktima nga protesta e sotme. Zyra e kryeminsitrit njoftoi se një grup i vogël studentësh provokuan policinë duke qëlluar me gurë drejt saj dhe policia u përgjegj me gaz lotsjellës dhe të shtëna paralajmëruese.

Kryeministri O’Neill akuzohet për pagesa të paligjshme prej miliona dollarësh për një prej studiove ligjore më të mëdha të vendit. Ai i mohon akuzat.

Njësia qeveritare anti-korrupsion lëshoi një urdhër arrest për kryeministrin në vitin 2014, por ai nuk pranoi të dorëzohej dhe e shpërndau njësinë anti-korrupsion.

Papua Guinea e Re ka një popullsi prej 6.6 milionë banorësh, por është pllakosur nga varfëria dhe përplasjet fisnore megjithë pasuritë e shumta natyrore që ka.

Organizata Transparency International e rendit atë të 139 mes 168 vendeve, për nivelin e lartë të korrupsionit.

XS
SM
MD
LG