Lidhje

Guvernatori i Teksasit mund të hyjë në garën presidenciale


Guvernatori i Teksasit mund të hyjë në garën presidenciale
Guvernatori i Teksasit mund të hyjë në garën presidenciale

Në Shtetet e Bashkuara, 10 republikanë po kërkojnë emërimin e parisë së tyre si kandidat për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, një grup pretendentësh për Shtëpinë e Bardhë që mund të zgjerohet në javët që vinë. Një prej kandidatëve të mundshëm që po tërheq vëmendjen kombëtare është guvernatori i Teksasit Rik Peri.

Duket se republikanët nuk mungojnë në garën presidenciale, nga ata që tashmë janë të mirënjohor si Guvernatori i shtetit MasaçusEts, Mit Romni, dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Njut Gingriç, tek ata më pak të njohur si biznesmeni Herman Kein dhe kongresmeni nga Miçigani, Tadeush Makorer.

Megjithë këtë grup të madh, tre republikanët më të shquar që po shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në garë në muajt e ardhshëm janë Guvernatori i Teksasit, Rik Peru; ish guvernatorja e Alaskës, Sara Pejlin; dhe ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani.

Nga të tre, Guvernatori Peri duket se do të hyjë në garë më shpejt. Zoti Peri i tha gazetës “The Des Moines Register” se po ndjehet çdo ditë e më i sigurt që të kandidojë për emërimin e parisë së tij për president, pasi dëgjon thirrjen që i bëhet për të marrë këtë përgjegjësi

Peri është i krishtirë evangjelist dhe ky koment i tij u ka tërhequr vëmendjen disa vëzhguesve si i ngarguar me tone fetare.

Peri nuk i kushtoi rëndësi këtij aspekti në takimin me gazetarët në Teksas, por konfirmoi se shumë republikanë i kanë kërkuar atij të hyjë në garën presidenciale të 2012s

“Njerëz nga i gjithë vendi direkt ose nëpërmjet të njohurve, të cilët thonë se do të donin që unë të shikoja mundësisë e pjesëmarrjes në garë”.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Hjuston Greg Flakus ka mbuluar aktivitetin e guvernatorit për vite me radhë dhe thotë se Peri është një individ tërheqës për shumë grupe mes republikanëve.

“Peri është pa fjalë konservator në çështjet fiskale dhe ai ka theksuar vazhdimisht atmosferën miqësore për biznesin në Teksas. Ai ka qënë gjithashtu një nga politikanët që e përqafoi lëvizjen “Tea Party” që në fillim dhe shkoi në mitingjet e saj. Ai flet me atë gjuhë që ata duan të dëgjojnë”.

Guvernatori Peri ka vendosur një rekord mbresëlënës me krijimin e vendeve të punës në Teksas, gjë që mund t’i tërheqë votuesit e mërzitur me shakallën e lartë të papunësisë në vend që qendron në 9.2 përqind.

Sipas një ankete të përbashkët të gazetës “The Wall Street Journal” dhe kanalit televiziv NBC, Mit Romni është në krye të republikanëve me 30 përqind, i pasuar nga kongresmenia e Minesotës, Mishellë Bakman me 16 përqind dhe Guvernator Peri me 11 përqind, edhe pse ky i fundit ende nuk ka shpallur planet e tij.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Univeristetit Kuinipiak dhe sipas komenteve të anketuesit të këtij universiteti, Pitër Braun, Peri ka aftësinë të fitojë mbështetje, nëse ai vendos të hyjë në garë.

“Rik Peri, Guvernatori i Teksasit, nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet garës, por ai ka lënë të kuptohet se do të vërë kandidaturën. Fakti që ai edhe tani ka një përqindje dy shifrore mbështetjeje, është mbresëlënës”.

Një tjetër fitues i madh në sondazhet e kohëve të fundit është Mishellë Bakman, e cila renditet tashmë në vend të dytë ndër konkurentët republikanë dhe ka mëse dyfishuar mbështetjen, siç treguan anketa të ngjashme muajin e fundit.

Bakman është vënë në mbrojtje këtë javë, si rezultat i njoftimeve se ajo shpesh ka dhimbje të forta koke për shkak të migrenës. Bakman thotë se gjendja e saj shëndetësore nuk do ta pengonte të shërbente si presidente dhe komandante e përgjithëshme e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Avancimi i zonjës Bakman në sondazhet e opinionit vë në pikpyetje fuqinë e kandidatit kryesor republikan, Mit Romni, i cili vazhdon të udhëheqë, por anketuesi i Universitetit Kuinipiak Pitër Braun thotë se nuk do ta përshkruante guvernatorin e shtetit Masaçusets tani për tani si një kandidat të fortë në krye të garës.

“Sipas standardeve tradicionale, jo. Ai ka mbështetjen e një të katërtës së republikanëve, por kjo nuk është dominuese. Madje, po të mbledhim votat e atyre që mbështesin kandidatët e tjerë, 25 përqindëshi është i vogël”.

Procesi i emërimit të kandidatëve presidencialë përfundon në muajin shkurt të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG