Lidhje

Dënime për vjedhje të kartave të kreditit


5 shtetas të huaj u dënuan për këto vjedhje, që kanë rezultuar në më shumë se 300 milion dollarë humbje për kompani në Amerikë dhe Evropë

Autoritetet amerikane kanë dënuar pesë shtetas të huaj me vjedhje të kartave të kreditit, duke rezultuar në më shumë se $300 milion humbje për kompani të ndryshme në Amerikë dhe Evropë.


Prokurorët federalë e quajtën këtë piraterinë më të madhe financiare në historinë e vendit, dhe dënuan katër rusë dhe një ukrainas në një gjykatë të Nju Xhersit.


Burrat janë akuzuar për vjedhjen e 160 milion dollarë nga kartat e kreditit dhe debitit nga mesi i 2005-ës deri në korrikun e shkuar.


Grupi i piraterisë financiarë u shiti numrat e kartave disa palëve dytësore, të cilët pastaj i shitën në internet.
Dy nga të akuzuarit janë në paraburgim. Dmitriy Smilianets po mbahet në Shtetet e Bashkuara dhe Vladimis Drinkman është në Holandë, dhe po pret ekstradimin.

XS
SM
MD
LG