Haiti po shënon një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar sot, ndërsa përpiqet të mëkëmbet nga paqëndrueshmëria politike dhe probleme të tjera.
Shkollat dhe zyrat qeveritare u mbyllën sot ndërsa haitianët u mblodhën për të kujtuar viktimet, përfshi një shërbesë në katedralen kombëtare në Port-o-Princ.
Më shumë se 200 mijë njerëz vdiqën nga tërmeti ndërsa 1 milonë të tjerë mbetën të pastrehë.
Ish presidenti amerikan Bill Clinton, ndodhet në Haiti për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore. Dje ai vizitoi zonën e mbetjeve në kryeqytet dhe tha se shpërndarja e parave të ndihmave nuk është në nivelin e duhur.