Lidhje

Hakerët kinezë në New York Times


Gazeta New York Times thotë se hakerë kinezë kanë ndërmarrë disa herë sulme kibernetike kundër faqes elektronike të së përditshmes amerikane, që kur gazeta irritoi autoritetet kineze duke botuar një artikull që zbulonte pasurinë e një politikani të lartë.

Në një artikull të detajuar në numrin e sotëm, New York Times thotë se autorët e sulmeve kibernetike kanë përdorur taktika të ngjashme me ato të përdorura nga ushtria kineze kur përpiqet të zbulojë kodet sekrete elektronike të gazetarëve dhe aktivistëve kinezë.

Ministria e Jashtme kineze i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG