Lidhje

Udhëheqësit e G20-shes mblidhen në Hamburg


Krerë shtetesh nga 20 ekonomitë më të fuqishme të botës janë mbledhur në Hamburg për takimet dy ditëshe ku do të përpiqen të gjejnë kompromise e përgjigje për një numër çështjesh, përfshirë rregulloret financiare për tregjet ndërkombëtare, ndryshimet klimatike, rrjetet e furnizimit me mallra konsumi dhe mbrojtjen nga epidemitë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës është organizator i takimit të kësaj radhe, tha dje se shpreson që udhëheqësit të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumë prej temave të interesit të përbashkët.

Ndër sfidat kryesore është arritja e mirëkuptimit për masat që nevojiten në përgjigje të ngrohjes globale dhe shkëmbimeve tregtare.

Presidenti Trump ka krijuar divergjenca me udhëheqës të tjerë botërorë që kur tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën si dhe nga politikat “Amerika në Radhë të Parë” lidhur me tregtinë ndërkombëtare.

Zoti Trump ka thënë se ka plane ambicioze për të vënë tarifa dhe kuota mbi importet. Ky kërcënim, ndër më seriozët që ka bërë presidenti Trump në lidhje me tregtinë me bindjen se do të mbrojë industritë amerikane me këto masa, ka shkaktuar nervozizëm tek pjesëtarët e tjerë të Grupit të 20-shes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG