Lidhje

Francë: Hamon, kandidat i socialistëve për president


Socialistët në Francë kanë zgjedhur ish ministrin e ekonomisë sociale, Benoit Hamon si kandidatin e tyre për president. Në zgjedhjet presidenciale të 23 prillit në Francë, zoti Hamon do të përballet me kandidatin koservator François Fillon dhe me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votate të balotazhit të djeshëm të Partisë Socialiste, Benoit Hamon ka fituar 59 për qind, duke mundir rivalin e tij, ish-kryeministrin Manuel Valls.

"Jam i bindur se, të përballur me të djathtën e privilegjuar, konservatorët dhe partinë shkatërrimtare të ekstremit të djathtë, vendi ynë ka nevojë për të majtën, por një të majtë moderne dhe novatore, të kthyer drejt së ardhmes dhe e cila e sheh botën ashtu siç është dhe siç ka qenë, e aftë për punuar drejt arritjes së një të ardhmeje të dëshiruar," tha kandidati i Partisë Socialiste për president.

Sondazhet e hershme tregojnë se Hamon është mbrapa katër kandidatëve të tjerë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Analistët thonë se Partia Socialiste, e dobësuar dhe e ndarë nga presidenti jopopullor Francois Hollande, ka pak ose aspak shanse për të kaluar raundin e parë të votimit më 23 prill.

Në qoftë se askush nuk fiton më shumë se gjysmën e votave, dy kandidatët me numrin më të madh të votave do të shkojnë në baotazh më shtatë maj.

Mungesa e dukshme e entuziazmit për kandidaturën e zotit Hamon dhe për partinë e tij, pritet të rrisë shanset e kandidatit të pavarur të qendrës, Emmanuel Macron për një përballje me rivalët kryesorë të së djathtës dhe të ekstremit të djathtë.

Sondazhet tregojnë se konservatori François Fillon dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen pritet të përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e shtatë majit.

XS
SM
MD
LG