Lidhje

Hapet një ekspozitë orkidesh në Kopshtin Botanik të Uashingtonit


Qindra orkide nga e gjithë bota po ekspozohen në kopshtin botanik të Shteteve të Bashkuara i cili ndodhet në kryeqytetin amerikan. Këtë vit ekspozita e orkideve i është kushturar 100 vjetorit të dhurimit të qershive nga qeveria japoneze qeverisë amerikane. Qershitë u mbollën në Uashington 100 vjet më parë dhe çdo vit qindra mijëra vizitorë vijnë në Uashington për të parë lulëzimin e tyre.

Qindra orkide të rralla e të zakonshme janë ekspozuar në kryeqytetin amerikane me një stil që na kujton Japoninë. Ato janë skena e festivalit të ardhshëm të lulëzimit të qershive, i cili këtë vit shënon 100 vjetorin e tij.

“Ne kemi ndërthurur dy gjëra: orkidet, sëbashku me festimet e përvitshme të lulëzimit të qershive, të cilat janë dhuruar 100 vite më parë nga Japonia për qeverinë amerikane e të cilat e kanë bërë të famshëm Uashingtonin”.

Holly Shimizu është drejtoreshë e Kopshtit Botanik. Ajo thotë se këtë vit kopshti japonez është një përpjekje për të kombinuar estetikën japoneze me bukurinë e orkideve.

“Orkidet janë familja më e komplikuar bimore që ne kemi në kopësht dhe më me shtrirje”.

Në kopësht janë vendësur specie të orkideve me origjinë nga e gjithë bota. Tani ato rriten pak kilometra më larg, në sera. Aty temperaturat janë përshtatur në mënyrë që orkidet të lulëzojnë në kohë për t’u ekspozuar.

“Orkidet janë ndoshta lulja më e pëlqyer në botë. Njerëzit paguajnë shuma të mëdha parash për të pasur orkide të rralla e të pazakonta”.

Nick Nelson është arkitekt pejsazhi në Kopshtin Botanik. Ai punoi për një vit e gjysëm për projektimin e ekspozitës.

“Në strukturën e Kopshtit Botanik, ne nuk lejohemi që të mbjellim në mure apo në dysheme, prandaj t’i ekspozoh gjërat në këtë kopësht përbën gjithnjë sfidë”.

Pavarësisht sfidave, Nelson arriti të krijonte një kopësht tradicional japonez. Thjeshtësia e saj plotëson orkidet.

Ekspozita “ Mistika e orkideve; fitorja e natyrës” do të jetë e hapur deri në prill. Ata që vijnë në Uashington për Festivalin e Lulëzimit të Qershive mund të admirojnë gjithashtu edhe orkidet.

XS
SM
MD
LG