Lidhje

Kosovë: Protesta në gjithë vendin për lirimin e Ramush Haradinajt


Në gjashtë qytete të Kosovës sot është protestuar me kërkesën për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në qytetin Colmar në Francën lindore, pas ndalimit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe. Zoti Haradinaj pritet që nesër të paraqitet para gjykatës në qytetin Colmar në Francën lindore, ku pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e avokatëve mbrojtës për lirimin e zotit Haradinaj. Serbia ndërkaq ka bërë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, duke pohuar se ka prova të reja për krime lufte kundër zotit Haradinaj, i cili u shpall dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Kosovë: Protesta për lrimin e Ramush Haradinajt
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00

XS
SM
MD
LG