Lidhje

Portreti i Harriet Tubman tek 20 dollarshi


Harriet Tubman, një afrikano-amerikane, që njihet si udhëheqësja e qindra skllevërve drejt lirisë në Shtetet e Bashkuara, do të zëvendësojë portretin e Presidentit Andrew Jackson në kartmonedhën e 20 dollarshit.

Tubman do të bëhet afrikano-amerikania e parë, portreti i së cilës do të jetë në një monedhë. Ajo do të jetë gjithashtu gruaja e parë në më tepër se 100 vjet që shfaqet në një kartmonedhë amerikane.

"Jam shumë e kënaqur që portreti i zonjës Harriet Tubman do të jetë në kartmonedhën e 20 dollarshit. Ka ardhur koha që në monedhën tonë të jetë një grua afrikano-amerikane, apo një përfaqësuese e pakicës.”

Por ky banor i Merilendit mendon ndryshe:

"Nuk më pëlqen ky ndryshim. Duket sikur të heqësh George Washington dhe të vësh dikë tjetër.”

“Jam shumë entuziaste. Pakicat nuk përfaqësohen tek kartmonedha e dollarit, prandaj unë mendoj se kemi një përmirësim”, - thotë Jasmina nga Virxhinia.

Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew e dha lajmin për zonjën Tubman dje. Ai nuk tha se kur do të dalë në qarkullim kartmonedha e re me portretin e saj.

Ish-presidenti Andrew Jackson portreti i të cilit është tani në kartmonedhën 20 dollarëshe, nënshkroi në vitin 1830 Aktin e Zhvendosjes së Indianëve, që shënoi fillimin e asaj që njihet si “shtegu i lotëve”, një migrim i detyruar, gjatë të cilit vdiqën mijëra indigjenë.

XS
SM
MD
LG