Lidhje

Hartat fillestare të zonave në oqean ngadalsojnë zhvillimin e energjisë së valeve të oqeanit


Hartat fillestare të zonave në oqean ngadalsojnë zhvillimin e energjisë së valeve të oqeanit
Hartat fillestare të zonave në oqean ngadalsojnë zhvillimin e energjisë së valeve të oqeanit

Komunitete të ndryshme amerikane vazhdimisht përdorin kodet e urbanistikës për të kontrolluar funksionimin e bizneseve të ndryshme në një zonë të caktuar. Tani ka filluar një lëvizje për zbatimin e ligjeve të ngjashme edhe në oqeane. Një numër shtetesh bregdetare si dhe qeveria federale kanë hartuar plane për të administruar ujërat bregdetare dhe mënyrat e ndryshme si përdoren ato. Perspektiva e vendosjes së sistemeve për shfrytëzimin e energjisë së erës pranë plazheve popullore, nxiti interesimin për plane të tilla në shtetet Massachusetts dhe Rhode Island. Në bregdetin perëndimor një nxitje e tillë erdhi nga prirja për të shfrytëzuar energjinë nga valët e oqeanit, por gjetja e një ekuilibri mes formave të shfrytëzimit të bregdetit ka qënë e vështirë.

Në shikim të parë, oqeani Paqësor duket krejt i hapur dhe shumë i zbrazët. Kjo nuk është aspak e vërtetë nëse shikon një hartë dixhitale, të cilën qeveria e shtetit Oregon e publikoi kohët e fundit në Internet. Kjo hartë tepër aktive përfshin rreth 150 shtresa të dhënash rreth përdorimeve ekzistuese të oqeanit dhe struktura natyrore.

Todd Hallenbeck i organizatës Oregon Sea Grant shpjegon disa aspekte të rëndësishme të hartës, që kanë të bëjnë me peshkimin.

"Ekziston një sipërfaqe e madhe shumë e rëndësishme për peshkimin e që pasqyrohet me ngjyrë të kuqe. Kjo sipërfaqe pasqyron disa prej zonave më të rëndësishme për secilin port".

Harta ndriçohet nga gjiri Neah ((nee-UH)), i shtetit Washington deri në jug në kufirin mes shteteve Oregon dhe Kaliforni.

"Mund të ndezim dritat për funksione të ndryshme siç janë për shembull korridoret e anijeve tregtare..."

Kjo shton linja vjollcë që shtrihen në anë të ndryshme të hartës në ekranin e kompjuterit.

"Ne mund të aktivizojmë disa prej shtresave ku ndodhen kolonitë e zogjve të detit, të cilat pasqyrohen në hartë me pika të vogla, që shfaqen në zonat bregdetare dhe korale shkëmbore".

Hallenbeck thotë se zona të tilla janë të shumta dhe kjo e bën të vështirë gjetjen e një zonë të madhe e të nevojshme për prodhimin e energjisë nga valët. Justin Klure i ndërmarrjes Pacific Energy ndjehet i bllokuar si pasojë e linjave të krijuara në hartën e planifikimit të zonave në oqean.

"Këto harta janë disi kërcënuese për industrinë e energjisë alternative. Zonat e identifikuara janë të vogla dhe nuk përmbushin disa prej kritereve bazë që kërkon kjo industri si për shembull dalje në det dhe thellësi të caktuara të ujit".

Por Justin Klure nuk i ka humbur ende shpresat. Ai thotë se është tepër herët që të merret një vendim përfundimtar.

Procesi i planifikimit po lëviz shumë ngadalë dhe kjo krijon pasiguri në lidhje me rregulloret, gjë që tashmë ka sjellë tërheqjen e një kompanie, e cila ishte e interesuar në prodhimin e energjisë nga valët e oqeanit në shtetit Oregon. Kompania Aquamarine Power me bazë në Skoci e mbylli zyrën e saj vjeshtën e kaluar.

Me anë të një deklarate, kjo kompani shfaqi shpresën për t’u kthyer në rajonin e Paqësorit, por tha se do të përqëndrohet në zonën e Kalifornisë.

Grupet që përfaqësojnë kompanitë e peshkimit janë të shqetësuara nga teknologjitë që mund të përdoren në të ardhmen për qëllime energjetike si dhe nga procesi i planifikimit për shfrytëzimin e oqeanit. Peshkatari Dale Beasley nga Ilwaco ((ill-WAH-koh)), në shtetin Washington, e ka të vështirë të imagjinojë skenarin e një bashkëpunimi në det mes peshkimit dhe instalimeve industriale të energjisë.

"Energjia oqeanike dhe peshkimi janë dy procese që përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato nuk mund të bashkekzistojnë në të njëjtën zonë".

Përfaqësuesja e grupeve ambientaliste, Susan Allen, e cila kryeson një koalicion të qujatur Oqeani Ynë, thotë se ka vend për bashkëpunim.

"Mendoj se mund të gjejmë një mënyrë bashkëpunimi dhe ka të bëjë me faktin se shteti Oregon ka një pozitë gjeografike që mund ta zgjidhë këtë situatë. Ne kemi një histori të gjatë për arritje kompromisesh. Ne jemi shteti që filluam planifikimin për përdorimin e tokës".

Procesi i hartave të oqeaneve dhe krijimit të zonave nuk do të ndalë parkun e parë industrial për shfrytëzimin e energjisë së valëve të oqeanit. Projekti i kompanisë Ocean Power Technologies afër Reedsport në Oregon, tashmë është miratuar. Kjo kompani ka në plan të instalojë 10 gjeneratorët e parë të energjisë së valëve nga mesi i këtij viti.

XS
SM
MD
LG