Lidhje

Presidenti i ri i Iranit premton moderim


Presidenti i porsazgjedhur i Iranit, Hassan Rowhani, premtoi se do të ndjekë rrugën e moderuar, duke thënë se fitorja e tij sinjalizon një epokë të re për popullin iranian.

Në konferencën e tij të parë shtyp, që nga fitorja të premten në zgjedhje, kleriku i moderuar tha se “do të vazhdonte të ndiqte rrugën e moderuar dhe të drejtësisë, jo atë të ekstremizmit”.

Ai po ashtu premtoi se do të rigjallërojë atë që ai e cilësoi ndërveprim konstruktiv me pjesën tjetër të botës dhe do të ndihmojë në përmirësimin e ekonomisë iraniane në krizë.
XS
SM
MD
LG