Përveç dietës mesdhetare, studjuesit po thonë se jetëgjatësia lidhet edhe me aktivitetin fizik. Qëndrimi ulur, sipas studjuesve, ndryshon përbërjen kimike të trupit dhe ndikon tek jetëgjatësia. Madje shkencëtarët po thonë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, edhe në se bën rregullisht ushtrime fizike, dëmton shëndetin.
Qëndrimi ulur mund të jetë në zyrë, në shkollë, në makinë, para kompjuterit, apo televizionit. Pra, i dëmshëm është vetëm numri orëve që qëndron ulur, pa u ngritur nga vendi. Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur kanë më tepër shanse të jetë mbi peshë, të pësojnë infarkt, ose të vdesin para kohe.
Shifrat nga një studim i viteve 2003 dhe 2004 tregojnë se amerikanët kalojnë më tepër se gjysmën e kohës ulur, kryesisht në zyrë, ose në makinë. Kjo është arsyeja që ekspertë të obezitetit po u rekomandojnë punëdhënësve të vendosin pista ecjeje në zyra, ku punonjësit të punojnë dhe lëvizin njëkohësisht.