Lidhje

Herman Kain, kandidati konservator zezak, dhe gara e tij presidenciale


Herman Kain, kandidati konservator zezak, dhe gara e tij presidenciale
Herman Kain, kandidati konservator zezak, dhe gara e tij presidenciale

Pak javë më parë shumë votues nuk dinin asgjë rreth një njeriu, i cili tashmë ka një përqindje të madhe në sondazhet rreth kandidaturës republikane për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Herman Kain, ish drejtuesi i rrjetit të picerive “Godfather’s Pizza”, nuk ka patur asnjë post publik më parë. Por duket se shumë nga mbështetësit e tij e pëlqejnë atë pikërisht sepse nuk ka një karrierë si politikan.

Kudo që shkon këto ditë Herman Kein shoqërohte nga mbështetës të tij. Por shumë analistë thonë se ky profil i ri politik nuk ka mundësi që të fitojë kandidaturën republikane.

Zoti Kain i hedh poshtë këto thënie.

“Të vetmit që e shohin pjesmarrjen time si negative janë analistët që kanë qenë të gabuar që nga fillimi i kësaj gare duke menduar se një kandidat si unë nuk ka mundësi të fitojë”.

Por zoti Kain mbetet prapa në fushatat e mbledhjes së fondeve krahasuar me rivalët e tij që udhëheqin, guvernatori i Teksasit Rik Perri dhe ish guvernatori i Masaçusetsit Mit Romni.

Megjitahtë pjesmarrësit në sondazhin e fundit të zhvilluar në Florida e rendisin zotin Kain në vend të parë.

Herman Kain dëshiron të reformojë sistemin e taksave për amerikanët, duke taksuar me 9% të ardhurat e korporatave e individëve, si dhe taksat e shitjeve,. Prandaj plani i tij quhet 999.

Ekonomistët japin parashikime të ndryshme për këtë plan, por ata thonë se plani do të zgjidhë krizën fiskale të vendit.

“Nëse amerikanët do t’a kuptojnë këtë plan, ata do t’a mbështesin dhe kërkojnë atë”.

Hanah Kirkpatrik e mbështet planin.

“Është një plan i hapur”.

Menaxheri i shitjeve Remni Kumnis pëlqen idetë e biznesit që Kaini ka për qeverisjen.

“Shtetetet e Bashkuara po shkojnë drejt falimentimit, por nëse ne menaxhohemi si një kompani e vetme, mendoj se do të jetë më mirë për secilin”.

Disa votues mbeten skeptikë.

17 vjeçari Shon Raker do të votojë për herë të parë vitin e ardhshëm.

“Ai nuk ka përvojë për lojëra politike, ai mund të priret nga interesat e korporatave, nëse nuk është përfshirë ende”.

Me shifrat e larta që Kain ka në sondazhet e fundit, kandidatëve të tjerë do t’u duhet të kundërshtojnë planin e tij të taksave, si dhe të theksojnë mungesën e përvojës në qeverisje.

Por, nëse ai arrin të fitojë kandidaturën e republikanëve, ky do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm në historinë amerikane, me një kandidat zezak që përpiqet të zëvendësojë presidentin e parë po zezak.

XS
SM
MD
LG