Lidhje

Hetimi i Kongresit: Ushtria po financon pa dashur korrupsionin në Afganistan


Hetimi i Kongresit: Ushtria po financon pa dashur korrupsionin në Afganistan
Hetimi i Kongresit: Ushtria po financon pa dashur korrupsionin në Afganistan

Një hetim i kongresit arrin në përfundimin se dhjetra miliona dollarë nga fondet e taksapaguesve amerikanë po u paguhen indirekt udhëheqësve fisnorë afganë, zyrtarëve publikë dhe deri Talibanit për të siguruar kalimin e sigurtë të autokolonave amerikane të furnizimeve në Afganistan.

Një raport i gjatë i publikuar mbrëmë thotë se tetë kontraktorë privatë të bazuar në Afganistan dhe që punojnë për Departamentin e Mbrojtjes përmes një kontrate trasporti prej 2 presje 1 miliardë dollarë po paguajnë disa mijëra dollarë për sigurinë e çdo kamioni.

Kontrata mbulon të paktën 70 përqind të të gjitha mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga forcat amerikane.

Hetuesit e kongresit thanë se kontraktorët e kamionëve e shtruan këtë çështje me zyrtarët ushtarakë por shqetësimet e tyre asnjëherë nuk u adresuan.

Raporti u hartua nga nënkomisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare që do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore.

XS
SM
MD
LG