Lidhje

Hillary Clinton të ejten rifillon fushatën


Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton ka në plan të rifillojë fushatën nesër, pasi i pezulloi aktivitetet për fushatë papritur më 11 shtator. Fillimisht zëdhënës të saj thanë se zonja Clinton kishte pasur probleme nga vapa, por më pas ata pohuan se kandidatja demokrate ishte diagnostikuar me pneumoni.

Javën e ardhshme zonja Clinton do të takohet me ushëheqës të huaj gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ndërkaq, rivali i saj republikan Donald Trump vazhdoi fushatën në zonat rurale të shtetit Ajova, duke premtuar të rikthente vendet e punës që janë transferuar jashtë Shteteve të Bashkuara. Më pas ai shkoi në një aktivitet fushate në Filadelfia, ku ofroi hollësi të planeve të tij për subvencionimin e kopshteve e çerdheve për fëmijët e familjeve punëtore amerikane.

XS
SM
MD
LG