Lidhje

Historia e një imigranti të suksesshëm në Amerikë


Historia e një imigranti të suksesshëm në Amerikë
Historia e një imigranti të suksesshëm në Amerikë

Amerika shpesh quhet edhe “vendi i shanseve”, një vend ku çdo njeri mund të gjejë pasurinë nëse është i gatshëm të derdhë djersë. Në vazhdim ju sjellim historinë e një imigranti i cili vërtet u pasurua por e plotësoi ëndrrën e tij duke ndihmuar të tjerët.

Siddique Sheikh e bleu këtë stacion sherbimi 30 vjet më parë. Pastaj bleu dhjetra të tjerë në rrugën e tij drejt suksesit financiar në Amerikë. Por biznesmeni pakistanezo-amerikan mbetet i lidhur me punën dhe mban kontakte të rregullta me punonjësit e tij dhe me konsumatorët tek stacioni i parë ku filloi gjithçka.

Sikurse shumë imigrantë në Shtetet e Bashkuara, Sheikh erdhi këtu pa gjë por me vendosmërinë për të patur sukses. I ati, i dha atij 10 dollarë kur u largua nga Pakistani. Ai arriti të mbaronte trajnimin për mekanik ndërkohë që bënte disa punë dhe pastaj grumbulloi ca para sa për të blerë ofiçinën e tij të parë. Por kjo nuk ishte pa rrezik.

“Askush nuk do të paguante aq sa pagova unë për atë pikë servisi. Stacioni nuk shkonte mirë dhe unë punoja ditë e natë. Shkoja në 5 të mëngjesit dhe kthehesha në mesnatë. I lija fëmijët në gjumë dhe i gjeja në gjumë. Servisi me karburantin nuk është gjithmonë një biznes i mirë për të filluar. Por kur e bën mirë reklamën dhe kujdesesh për klientët si një herë e një kohë, kjo e rrit biznesin.”

Ish punonjësja e kontesë Fairfax, Elaine McConnel, është një mike e vjetër e Sheikh-ut. Në Fairfax ka shumë komunitete imigrantësh dhe ajo thotë se puna dhe sakrifica janë diçka e zankonshme për ta.

“Imigrantët vijnë me idenë e ëndërrës amerikane, dhe ja arrijnë kësaj. Ata punojnë shumë dhe vlerësojnë arsmimin.”

Në rastin e Sheikh-ut, shkollimi dhe puna sollën rezultate. Biznesi u përmirësua dhe ai bleu pika të tjera karburantesh. Por djali i tij, Haroon, thotë se i ati do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij për servisin e parë që bleu.

“E gjithë puna e tij doli në dritë nga kjo pikë servisi. I gjithë mundi dhe djera e tij shkuan për këtë servis.”

Ndërkohë që Sheikh u bë më i fuqishëm ekonomikisht, ai zgjeroi biznesin. Ai dëshironte të ndihmonte pakistanezët e tjerë të sapo ardhur në Amerikë. Dhe themeloi Shoqatën e Biznesit Pakistanezo-Amerikan.

“Ishte e rendësishme, kur u bëra biznesmen në 1980, dhe pashë organizata të tjera që ndihmonin komunitetet e tyre, duke i edukuar se si të futen në biznes. Kështu që u bashkova me to dhe pastaj këtë gjë e çova tek komuniteti im.”

Ai donte gjithashtu të ndihmonte Pakistanin për shkolla më të mira ndaj po punon për të krijuar një program shkëmbimi studentësh ndërmjet dy vendeve. Ai dëshiron të ngrejë universitete në të gjithë Pakistanin.

“Nuk është për të fituar para. Është për të ndihmuar. Që ti bësh njerëzit të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe kur ta bëjnë këtë, ata do të kenë mendime më të mira për vendin.”

“Babai im po i përkushtohet kësaj sepse dëshiron të ndihmojë vendin e tij. Ai do të dëshironte që shanset që iu dhanë në Amerikë ti shikonte një ditë në Pakistan.”

Si një imigrant me vetëm 10 dollarë në xhep, Siddique Sheikh pati vetëm ëndërrën që e çoi atë drejt suksesit në Amerikë dhe begatisë për familjen e tij. Që nga ajo kohë, përkufizimi i jetës së mirë për të është zgjeruar.

“Kjo është kur Zoti dëshiron që ti të bësh diçka për njerëzimin. Edhe unë për këtë do të përpiqem gjithë jetën time.”

Sheikh po përmiqet ta realizojë këtë mision me anë të programit të tij të shkollimit.

XS
SM
MD
LG