Lidhje

Arrestime në lidhje me vdekjen e Philip Seymour Hoffman


Policia e Nju Jorkut ka arrestuar katër të dyshuar që kishin më shumë se 350 çanta me heroine në një apartament të Manhatanit, ndërsa hetojnë vdekjen e fituesit të çmimit Oskar, Philip Seymour Hoffman.

Policia tha se arrestoi tre burra dhe një grua të martën në një bastisje jo shumë larg apartamenti ku u gjet trupi pa jetë i Hoffmanit të djelën.

Agjencia The Associated Press dhe gazeta The New York Times, cituan zyrtarë të rendit të thonë se hetuesit gjetën një shiringë në krahun e Hoffmanit dhe një zarf që besohet se përmbante heroine. Autoritetet po kryejnë autopsinë.

Hoffman fitoi çmimin Oskar dhe Globin e Artë si Aktori më i mire për rolin e tij në filmin biografik Capote në vitin 2005, në të cilin ai luan rolin e shkrimtarit Truman Capote.
XS
SM
MD
LG