Lidhje

Dy amerikanë viktima të një sulmi në Holandë


Ambasadori amerikan në Holandë tha përmes një deklarate se dy persona që u plagosën të premten në një sulm me thikë në Stacionin Qendror të Amsterdamit, janë shtetas amerikanë.

Amb. Peter Hoekstra tha sot se viktimat ndodheshin si vizitorë në Holandë dhe se ai kontaktuar familjet për t’i informuar për incidentin. Policia holandeze tha se personi që kreu sulmin ishte një shtetas afgan, i cili u qëllua me armë nga policia dhe po mbahet i ndaluar.

Agjencia Associated Press njoftoi se i dyshuari ka leje qëndrimi në Gjermani dhe se policia e Amsterdamit është në kontakt me autoritete gjermane gjatë procesit të hetimit. Zyrtarët thanë se edne nuk dihen motivet që e kanë shtyrë personin që kreu sulmin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG