Lidhje

Presidenti francez shpërndan qeverinë


Presidenti francez François Hollande shpërndau qeverinë.

Kryeministri Manuel Valls ofroi sot dorëheqjen e qeverisë së tij socialiste dhe zoti Hollande e pranoi dorëheqjen duke e ngarkuar atë të formojë një qeveri të re deri të martën.

Ky hap politik vjen pas kritikave të Ministrit të Ekonomisë Arnaud Montebourg për politikat ekonomike të vendit dhe pas pikëpyetjeve të shtruara prej tij për veprimet buxhetore të aleatit të Francës, Gjermanisë.

Franca është nën trysninë e Bashkimit Europian për të vënë rregull në financat e saj, por zoti Montebourg ka shtruar pikëpyetje nëse Franca do të përfitojë nga politikat shtrënguese të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG