Lidhje

Disa filma të rinj të Hollivudit për sezonin e verës

  • Penelope Poulu

Në këtë periudhë të vitit Hollivudi nxjerr filmat me buxhet të madh. Filmat me përbindësha dhe me superheronj tani krijohen me efekte speciale spektakolare në ekrane IMAX, ku yjet e industrisë së kinematografisë "tregojnë" muskujt e tyre, qoftë në kuptimin e vërtetë të fjalës, apo në mënyrë figurative. Shumica e këtyre filmave premtojnë të krijojnë emocione të fuqishme tek publiku; edhe pse shpesh aktorët e këtyre filmave nuk janë fitues të çmimeve Oscar, prej tyre pritshmëria është që ta lenë me gojë hapur publikun e etur për aventura gjatë stinës së verës. Disa prej këtyre filmave bazohen tek tema e filmave klasikë, edhe pse kanë origjinalitetin e tyre; madje ata shpesh kanë të njëjtin ekip aktorësh, të cilët interpretojnë me mjeshtëri rolet e tyre në aventura të reja.

Producenti Ridley Scott i rikthehet filmit të tij, tashmë ikonë "Alien". Varianti i ri titullohet “Alien: Covenant.” Me inteligjencën e tij djallëzore të një tipit të veçantë alieni: ksenomorf, bën gjueti me njerëzit, në një planet të largët. Filmi i ri ndjek të njëjtën formulë, sikurse ai origjinal “Alien”, rreth 40 vjet më parë. Ekuipazhi i një anieje nga një koloni, joshet të shkojë në drejtim të një planeti të panjohur, pasi merr një sinjal nga banorët e tij.

Planeti që i ngjan Tokës, fillimisht duket si parajsë, por shumë shpejt shndërrohet në një ferr. Ekuipazhi i anijes shkatërrohet nga alienët e tmerrshëm, që u hedhin atyre një lloj acidi.

Teknologjia 3-dimensionale me ekranët IMAX i shton një tjetër dimension tmerrit të sulmeve nga alienët. Katherine Waterston, e cila interpreton në rolin e Daniels-it një eksperte e tranformimit të planeteve dhe kapitene e anijes, i ngjan personazhit të filmit origjinal, Sigourney Weaver’s Ripley. Michael Fassbender e interpreton me tone shekspiriane, në rolin e një personazhi të dyfishtë: janë dy karaktere me pamje identike, me inteligjencë artificiale. Njëri përfaqëson të Mirën dhe tjetri të Keqen.

Filmi bart elementë të trilogjisë origjinale të producentit Ridley Scott, "Alien", cili shërben si një seri e mëparshme e filmit të ri, të frikshëm me Alienë.

Edhe pse producenti sakrifikon origjinalitetin për hir të formës, admiruesit e filmit "Alien", pa dyshim që kanë për ta përlyer shumë filmin e ri dhe Hollvudi, ka shumë gjasa të sigurojë fitime të mëdha prej tij.

XXX

Pas suksesit të papritur nga filmi origjinal “Guardians of the Galaxy,”"Rojet e Galaksisë", producenti James Gunn përdor të njëjtën metodë realizimi, me të njëjtin grup aktorësh, por që shkojnë në aventura të reja.

"Guardians of the Galaxy 2" është një gërshetim i aksionit me humorin bajat, duke u bazuar tek afria që ekziston mes grupit të aktorëve, të cilët premeojnë sukeses: Chris Pratt, Zoe Saldana, Dave Bautista, Bradley Cooper dhe Vin Diesel. Pamjet impresionuese dhe muzika rock e viteve '70 synon tërheqjen e spektatorëve të të gjitha moshave, një formulë që ka provuar të jetë e suskesshme në industrinë e filmit. Deri tani, filmi origjinal ka siguruar mbi $630 millionë dollaë..

XXX

"Wonder Woman" - "Gruaja e Çudirave", është një nga filmat me superheronj që pritet të jetë ndër më të sukesshimit. Regjisorja e filmit Patty Jenkins shfrytëzon në këtë film dhuntinë e gruas, duke krijuar karakterin e një superheroine dinamike, një princeshë e Amazonës, e cila braktis mbretërinë e saj për të shkuar në një luftë, me të cilën synon t'u japë fund të gjitha luftrave.

Karkteri i Wonder Woman interpretohet nga aktorja dhe modelja Gal Gadot, e cila ka qenë instruktore luftimi në ushtrinë izraelite.

Chris Pine luan rolin e Colonelit Steve Trevor, ndihmësi i Wonder Woman, që i ofron asaj të gjithë adhurimin që meriton. Në se karakteri i Wonder Woman synon të verë në pah tërheqjen e gjithanshme të një femre, aktorja Gadot e ka atë…

Krijimi i filmatve me aventurë që përmendëm dhe të tjerë si këta, që kanë provuar të jenë të suksesshëm, tregojnë se oreksi i audiencës nuk mbaron kurrë për filma që krijojnë emocione, shpeshe me me heronj të librave komikë. Këta filma pritet të shuajnë etjen hollivudiane gjatë sezonit të verës në kinematë amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG