Lidhje

Njerëzit në Hollivud shpresojnë që presidenti të përmirësojë ekonominë


Ata thonë se nuk do të jetë e lehtë, por kanë shpresë për një Hollivud të gëzuar gjatë mandatit të dytë të Presidentit Obama

Shumë amerikanë shpresojnë që Presidenti Obama të mund të përmirësojë ekonominë dhe të ulë papunësinë gjatë mandatift të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Mike O'Sullivan i Zërit të Amerikës njofton nga se në një lagje të qytetit Los Angeles, e famshme në gjithë botën, njerëzit kanë shpresa të ngjashme me ato në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Hollivudi është i njohur për lidhjet e tij me industrinë e filmit prandaj edhe tërheq turistë nga e gjithë bota.

Por në rrugët e Hollivudit njerëzit jetojnë dhe punojnë përreth tingujve të skenave dhe studiove të regjistrimit.

Disa prej tyre do të shikojnë të martën fjalimin e Presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, përfshirë edhe Solomon Jefferson.

“Dua të dëgjoj që presidenti të flasë rreth çështjes më shqetësuese për momentin, që është ekonomia”.

Ai thotë se ulja e shkallës së papunësisë, aktualisht 7.9 për qind, është përparësi, por që kjo të arrihet, republikanët dhe demokratët duhet të bashkëpunojnë.

“Ata duhet të gjejnë një rrugë të mesme, të bëjnë shumë kompromise në mënyrë që të gjendet një rrugë e mesme për të bërë realitet këto objektiva”.

Në mendjen e montazherit John Pouliot janë të varfërit.

“Do të desha një angazhim më të madh të presidentit dhe të thotë se ne i kemi burimet, ne duhet t’i taksojmë njerëzit si duhet. Ne duhet të marrin të gjitha taksat dhe të eliminojmë gabimet që ekzistojnë në ligje. Deficiti tani nuk është aq i rëndësishëm sa marrja e masave që të sigurohemi se çdokush në këtë vend është i aftë të sigurojë jetën për vete”.

Ata thonë se nuk do të jetë e lehtë, por njerëzit këtu kanë shpresë për një Hollivud të gëzuar gjatë mandatit të dytë të Presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG