Lidhje

Shqipëria mban veprimtari në kujtim të Holokaustit


Kujtimi i Holokaustit në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit në Tiranë, në kuadër të Ditës së Kujtesës së Holokaustit, organizuan sot veprimtarinë me temë “Fisnikët mes Kombeve: shpëtimi i hebrenjve në një periudhë urrejtjeje”.

Kujtimi i Holokaustit në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin tha në ceremoni se përkujtimi i Holokaustit është për të gjithë një detyrim që ajo fatkeqësi masive të mos përsëritet dhe njerëzit të kthejnë sytë nga humanizmi.

“Në një botë me moral të dërrmuar vlerat njerëzore të një pakice kombëtare mund të bien më shumë në sy prej kombeve moderne demokratike, duke lënë mënjanë indiferencën ndaj ngjarjeve si Holokausti. Gjatë pushtimit nazist të vitit 1943 shqiptarët nuk pranuan të dorëzojnë tek ushtarakët gjermanë listat e hebrenjve që kaluan në kufi."

Shqiptarët jo vetëm nuk i dorëzuan hebrenjtë, por ata i mbrojtën, i strehuan, duke treguar një mikpritje të jashtëzakonshme, megjithëse kjo u rrezikonte jetën. Shumica e tyre ishin njerëz të thjeshtë. Historia e holokaustit nuk është vetëm një leksion nga e kaluara, por është një mësim për të ardhmen”, - tha ambasadori Rodkin.

Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se edhe sot në kohën e Facebook-ut dhe Tvviterit dhe lajmeve të rrema sfida mbetet e njëjtë për të përdorur fjalën me kujdes dhe për të mbrojtur njeriun.

“Shqiptarët i treguan vlerat e tyre humane edhe në vitet e Holokaustit. Ato duhen vlerësuar dhe zhvilluar më tej sot, se humanizmi është nevojë e pandryshueshme edhe në kohët moderne”, - tha zoti Bushati.

Në mjediset e ministrisë së jashtme u çel edhe ekspozita “Përtej detyrës” mbi diplomatë të njohur si “Fisnikët mes kombeve”.

Ajo është pjesë e Ditës së Hapur për gjimnazistë e studiues, të cilët u njohën me historinë më të errët të Luftës së II-të Botërore dhe me shqiptarët, që sakrifikuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, të trupit diplomatik, të arsimit, arteve dhe kulturës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG